Përvojë e ndërtuar pranë fëmijëve dhe familjeve
Jam psikologe e licensuar, me diplomë Bachelor dhe Master Profesional në Psikologji në Institucione nga Universiteti i Elbasanit. Kam punuar si psikologe në Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Posaçme dhe në Shtëpinë e Foshnjës “Hana dhe Rozafa”. Puna ime mbështetet në komunikim të qartë, bashkëpunim dhe qetësi në situata sfiduese.
Psikologe e Licencuar me Eksperiencë në Kujdesin Psikosocial dhe Zhvillimin e Fëmijëve
Psikologe e licencuar me përvojë profesionale në institucione të kujdesit social, punë me fëmijë, të rinj dhe persona me nevoja të posaçme. E trajnuar në metoda bashkëkohore të ndërhyrjes psikologjike, CBT, ABA, zhvillimin emocional dhe menaxhimin e vështirësive të sjelljes, me fokus në mirëqenien dhe zhvillimin individual.
- 01
Psikologji për fëmijë dhe të rinj
Eksperiencë në mbështetjen emocionale, sociale dhe psikologjike të fëmijëve dhe të rinjve në institucione të kujdesit.
- 02
Punë me nevoja të posaçme
Përvojë në punën me persona me Sindromën Down dhe njohuri mbi ndërhyrjen intensive me metodën ABA, përfshirë fëmijë me Sindromën Down, çrregullime të spektrit të autizmit (ASD), ADHD, vështirësi intelektuale dhe vështirësi të tjera në zhvillim.
- 03
BWRT dhe ndërhyrje terapeutike
Trajnime në terapinë konjitive-biheviorale, OCD, ankth, depresion dhe shtrembërime konjitive.
BWRT® mund të përdoret në procesin psikoterapeutik për ankthin, sulmet e panikut, fobitë, stresin, traumat emocionale, vetëvlerësimin e ulët, mendimet negative dhe modele të përsëritura emocionale ose të sjelljes.
Jam e trajnuar në BrainWorking Recursive Therapy® (BWRT®), Nivel 1 dhe Nivel 2. Çdo proces përshtatet individualisht sipas nevojave dhe objektivave të personit. - 04
Zhvillim dhe marrëdhënie të shëndetshme
Fokus në atashimin e sigurt, inteligjencën emocionale, reziliencën dhe përmirësimin e sjelljes përmes marrëdhënies.
A mund të zhvillohet këshillimi online ose në zyrë?
Po. Seancat psikologjike zhvillohen online ose fizikisht në zyrën në Rruga Asim Vokshi, përballë qendrës së Formimit Profesional Publik. Mbështetja ofrohet nga psikologe e licensuar, Terapiste Aba dhe Psikoterapiste BWRT, për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Në takimin e parë mund të shpjegoni shqetësimin dhe të diskutoni nevojat tuaja.